Rubin Topi, i lindur në Tiranë më 1981 me prejardhje nga një familje mjekësh shqiptarë. Ai ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të Ankarasë (Turqi) dhe Universitetit të Mjekësisë ‘Dokuz Eylül’ në Izmir, ku dhe vazhdon të ketë një rol ndikues nëpër konferenca ndërkombëtare dhe trajnime të ndryshme okulistike. Më pas ka përfunduar specializimin në fushën e ‘Okulistikës dhe Operacioneve të Syrit’ në Universitetin e Tiranës.
Dr. Topi praktikon Okulistikën që prej vitit 2011 dhe njëkohësisht ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm nëpër artikuj shkencorë dhe intervista informuese rreth problemeve të syrit në media.
Aktualisht ai punon si okulist në ‘Klinikën e Syve See Well’ dhe në Poliklinikën Speciale Nr.1. Ai është gjithashtu pjesë e Komisionit Mjeko-Ligjor të Tiranës.
Ai flet Shqip, Turqisht, Anglisht, Italisht dhe Gjermanisht.